Telashe të Juventusi

Futboll

Telashe të Juventusi

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 19:04
Telashe të Juventusi

Plas te Juve, mesfushori kritikon klubin: Në kombëtare ka metoda tjera stërvitje, aty jap gjithmonë maksimumin

Edhe pse prej më shumë se dy vitesh është pjesë e Juventusit, mesfushori Aron Ramsej nuk ka mundur kurrë të jetë titullar fiks në formacion, teksa nuk kanë munguar kritikat e 30-vjeçarit ndaj klubit të tij.

Me ardhjen e Alegrit, Ramsej nuk është se po gjen mjaftueshëm hapësira, por kombëtarja e Uellsit nuk mendon kështu madje e ka grumbulluar për ndeshjet eliminatore të Botërorit.

Në një interviste për mediat uellsiane, Ramsej ka kritikuar ashpër klubin e tij duke u shprehur se metodat e stërvitjes janë të ndryshme në kombëtare.

“Filozofia dhe metodat e stërvitjes janë të ndryshme këtu nga klubi im. Ka shumë njerëz që janë kujdesur për mua për shumë vite, që dinë të nxjerrin më të mirën dhe të sigurohen që unë të luaj pa ndërprerje. Unë ndihem mirë dhe jam gati.

Pjesa tjetër? Është një pjesë e rëndësishme e rrugës sime, por jam i lumtur që jam këtu dhe jam në gjendje të luaj rolin tim. me djemtë dhe të qenit në gjendje të jap maksimumin në ndeshjet e ardhshme. Do të thotë gjithçka për mua të luaj për Uellsin, është krenari të jem kapiten I ekipit”, u shpreh Ramsey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat