Barcelonës i ofrohet shansi të nënshkruajë me yllin e Liverpoolit

Futboll

Barcelonës i ofrohet shansi të nënshkruajë me yllin e Liverpoolit

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 22:40
Barcelonës i ofrohet shansi të nënshkruajë me yllin e Liverpoolit

Gjigandit katalunas Barcelona i është ofruar shansi për të nënshkruar me sulmuesin e Liverpoolit Divock Origi në afatin kalimtar të transferimeve në janar.

Origi nuk është duke kaluar nëpër momente të mira në “Anfield” ku ka arritur të regjistroj vetëm 157’ minuta lojë dhe një gol në sezonin 2021/22 për skuadrën e Jurgen Klopp, përcjell KosovaPress.

Sipas “Catalunya Radio”, agjenti i Origit ka qenë në kontakte me krerët e Barcelonës, duke iu treguar që belgu do të ishte i interesuar në një kalim të mundshëm në janar në “Camp Nou”.

Ende nuk raportohet nëse Barcelona ka shprehur ndonjë interesim në Origin, por ka pasur spekulime që një sulmues i ri mund të vijë në janar.

Është spekuluar se Barça mund të transferojë Dani Olmon ose Raheem Sterling, por gjigandi katalunas gjendet në një situatë jo të mirë financiare.

Drejtori i financave te Barcelona Ferran Reverter këtë javë kishte treguar që klubi ka në dispozicion vetëm 20 milionë euro për transferimet e radhës në merkaton e janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat