Italia rrit numrin e tifozëve që mund të jenë të pranishëm në stadiume

Futboll

Italia rrit numrin e tifozëve që mund të jenë të pranishëm në stadiume

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 08:45
Ilustrim

Qeveria e Italisë ka marr vendim që stadiumet të jenë më të mbushura me tifozë.

Deri tani këtë sezon në Serie A dhe ligat tjera të Italisë si pasojë e COVID-19, janë lejuar që stadiumet të mbushen deri në 50% të kapacitetit të tyre.

Megjithatë, nga xhiroja e ardhshme ky numër do të rritet dukshëm dhe tani do të lejohen që stadiumet të kenë 75% të tifozëve.

Nënsekretarja e Shtetit të Italisë për Sport Valentina Vezzali njoftoi vendimin e marrë.

“Vendimi është marrë, kapaciteti do të jetë 75 përqind në stadiumet e hapura dhe 60 përqind për arenat e mbyllura”.

“Shpresoj që në rreth 15 ditë të arrijmë 100 për qind. Kjo është një shenjë e vogël e mbështetjes për botën e sportit”, tha Vezzali.

Sidoqoftë, tifozët duhe të kenë marrë dy vaksinat anti-COVID-19 për t’iu lejuar hyrja, ose të kenë dëshmi që kanë kaluar së fundmi COVID-19, apo test negativ të bërë 48 orë para ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat