Munishi pas humbjes së Kosovës U21: Nuk është skuadër e lagjes, ky futbollist është “doktor shkence” për shumë aty

Futboll

Munishi pas humbjes së Kosovës U21: Nuk është skuadër e lagjes, ky futbollist është “doktor shkence” për shumë aty

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 10:24
Ismet Munishi

Trajneri i mirënjohur nga Kosova, Ismet Munishi ka reaguar pas humbjes që pësoi mbrëmë Përfaqësuesja U21 e Kosovës.

Kosova e grupmoshës U21 u mposht në ”Fadil Vokrri” nga Çekia U21 me rezultat minimal 0:1.

Kjo ishte ndeshja e tretë për ”Dardanët” në kuadër të Grupit G.

Sipas Ismet Munishit, nëse Kosova U21 arrinë të marrë pikë ndaj ndonjë përfaqësuese tjetër (përveç Andorrës), duhet të bëj mrekulli.

Munishi mes tjerash ka shkruar se lojtari i tij te Gjilaniit, Muhamed Dubova, është doktor shkence për shumë lojtarë që janë ftuar nga përzgjedhësi Nees.

Reagimi i plotë nga trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi:

”Sa kuptoj une në futboll me atë qfarë kam parë gjatë  këtyre ndeshjeve të Kombëtares së Kosoves U21 , nëse ne arrijmë të marrim pikë ma shumë se edhe një Kombëtare tjeter përveq  Andores duhet të bëjmë mrekulli .

Muhamed Dubova lojtari i Sc Gjilanit eshte doktor shkence për shumë lojtar aty që i ftoni zoteri të nderuar … 

Por ju e dini ma mirë ndoshta .

Por kur ju shoh C. V të gjithëve  me radhë aty qka jeni dyshoj shumë se ju dini ma mirë .

Masi nuk dini pytni pra sepse Kombëtarja nuk eshte ekip i lagjes sikur që u duk sonte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat