Fitore me përmbysje e Brazilit ndaj Venezuelës, Argjentina dhe Messi ndalen nga Paraguaj

Futboll

Fitore me përmbysje e Brazilit ndaj Venezuelës, Argjentina dhe Messi ndalen nga Paraguaj

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 11:05
Fitore me përmbysje e Brazilit ndaj Venezuelës, Argjentina dhe Messi ndalen nga Paraguaj

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” në Amerikën e Jugut.

Brazili ka fituar me përmbysje ndaj Venezuelës në transfertë me rezultatin 1-3. Ishin fillimisht vendasit që e nisën shumë shpejt në avantazh në minutën e 11′ me anë të Ramirez.

Në pjesën e dytë skuadra “Seleçao” barazoi me anë të Markinjos në minutën e 71′, përmbysi me Gabigolin ose ndryshe Gabriel Barbosën nëm minutën e 85′ me penallti dhe i vuri kapakun sfidës me Entoni në minutën e 90+5′. Me këtë fitore Brazili renditet e shkëputur në krye në kuotën e 27 pikëve, ndërsa tabelën e mbyll pikërisht Venezuela duke grumbulluar 4 pikë.

Argjentina ka barazuar pa gola 0-0 ndaj Paraguajit në transfertë, në një takim ku Lionel Mesi luajti përgjatë gjithë 90 minutëshit, por pa bërë asgjë më shumë. Me këtë ndalesë skuadra “Albiceleste” renditet në vendin e 2 në kuotën e 19 pikëve.

I njëjti rezultat vlen edhe për duelin Uruguaj-Kolumbi e cila u mbyll pa asnjë fitues me rezultatin e bardhë 0-0.

Ekuadori mposhti në shtëpi 3-0 Bolivinë, ku të gjitha golat u realizuan në fraksionin e parë të lojës.

Peruja ka marrë tre pikë me vlera ndaj Kilit, ku arriti një sukses në shtëpi me rezultatin 2-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat