Gjermania kërkon fitore

Futboll

Gjermania kërkon fitore

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 11:38
Gjermania kërkon fitore

Gjermania do të presë sot Rumaninë në shtëpi në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. “Pancerat” renditen të parët në Grupin J dhe shpresojnë të thellojnë akoma më shumë diferencën me vendin e dytë. Trajneri Hansi Flik tha se ishte gati për sfidën që do të luhet në Hamburg.

"Më vjen mirë që të gjithë janë në gjendje perfekte shëndetësore. Mendoj që të gjithë lojtarët janë në gjendje për të luajtur (sot). Jemi shumë të kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat, stërvitjet kanë qenë shumë zbavitëse dhe atmosfera në skuadër është fantastike.

Stërvitja e së enjtes ishte nga më të bukurat që kur kam ardhur këtu. Intensitet, duele dhe humor i mirë. Kjo është ajo çfarë dua të shoh gjithmonë. Të gjithë mezi presin ndeshjen ndaj Rumanisë, jemi të uritur për fitore.

"Do të ndeshemi ndaj një skuadre e cila luan futboll të bukur dhe sulmues. Në tri ndeshjet e fundit ata nuk kanë pësuar gol dhe ky është një sinjal për ne që nesër (sot) do të na duhet të djersijmë shumë për të shënuar në portën e tyre. Duam t’i vëmë ata nën presion nga minuta e parë, është shumë e rëndësishme që ta fitojmë këtë sfidë. Tifozët do të jenë lojtari ynë i 12-të", tha Flick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat