Van Gal: E pamundur ta gabojmë këtë sfidë

Futboll

Van Gal: E pamundur ta gabojmë këtë sfidë

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 11:57
Van Gal: E pamundur ta gabojmë këtë sfidë

Luis van Gal ka rikthyer Holandën menjëherë në formë, aq sa në dy muaj punë ai ka bërë që “Tulipanët” jo vetëm të marrin kokën e Grupit G, por të rigjejnë një stil loje që ka karakterizuar gjithmonë portokallinjtë.

Prandaj, sot në Letoni, ai nuk kërkon gabime:

“Është një sfidë e lehtë në letër, por nuk dua që këtu të çoroditet dikush. Holanda duhet të vijë duke rritur nivelin e lojës së saj dhe pres shumë nga të rinjtë. Kemi cilësi, por dua të shoh më shumë sakrificë, pasi Botërori po afron dhe nuk duhet të shkatërrojmë gjithçka të mirë që kemi bërë në këto dy muaj.

Në Letoni duhet të bëjmë një tjetër hap të sigurt dhe nuk pranoj që ta gabojmë këtë sfidë”, tha trajneri i Holandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat