Çfarë i tha Hazard Mbappes?

Futboll

Çfarë i tha Hazard Mbappes?

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 00:50
Hazard dhe Mbappe

Në ndeshjen në mes të Belgjikës dhe Francës (2-3), kishte spektakël me plot kuptimin e fjalës, ku francezët në fund siguruar kalimin në finalen e Ligës së Kombeve.

Në një moment, kamerat televizive kapën Eden Hazardin duke i lëshuar një koment Kylian Mbappes që shkaktoi të qeshurën e dy numrave ’10’.

Ky episod është bërë viral në rrjetet sociale, ku tifozët po shkruajnë për fjalën që u tha. Shumë prej tyre mendojnë që belgu i tha francezit: “Hala Madrid”.

Për fat të mirë për drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardo , është praktikisht e pamundur të dihet saktë leximi i buzëve të futbollistit ‘Los Blancos’.

Dyshja janë bërë të pandashëm në ekipin kombëtar francez. Ylli i PSG -së, Kylian Mbappé dhe ylli i Real Madridit, Karim Benzema, ishin të lumtur pas ndeshjes, ku skuadra e Didier Deschamps kaloi në finalen e Ligës së Kombeve.

Në videon e fundit e publikuar nga të FFF TV (Federata Franceze e Futbollit) shihet edhe një herë lidhja e madhe mes dy futbollistëve, gjë që emocionon tifozët e Real Madridit.

“Incizo Karimin”, thotë numri ’10’ francez me të qeshur, në momentin kur ishte duke u intervistuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat