Shqipëria do fitore në Budapest

Futboll

Shqipëria do fitore në Budapest

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 14:36
Shqipëria do fitore në Budapest

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll kërkon fitore në përballjen e dytë me Hungarinë, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”.

Kapiteni dhe portieri Etrit Berisha beson se “kuqezinjët” duhet të vazhdojë të luajnë me të njëjtin tempo ndaj Hungarisë, si edhe në takimin e parë të fituar me 1-0.

“Ne kemi rezultatin pra nga ndeshja e parë dhe duhet të fillojmë nga ajo ndeshje ku mendoj që e kemi bërë një ndeshje shumë të mirë sa i përket aspektit defensiv, dhe po ashtu në ofensiv kemi bërë shumë raste, dhe shpresoj që të vazhdojmë me atë ritëm dhe ta fitojmë ndeshjen", tha Etrit Berisha.

Ndërkohë trajneri Edi Reja, beson se përballja me Hungarinë është sfidë më e rëndësihme e eliminatoreve dhe se shpreson se me paraqitje të mirë të arkëtojnë pikë maksimale, me të cilat, Shqipëria do të mbetet në garë për vendin e dytë në Grupin “I”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat