Hungari-Shqipëri, statistikat interesante mes dy kombëtareve

Futboll

Hungari-Shqipëri, statistikat interesante mes dy kombëtareve

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 14:42
Hungari-Shqipëri, statistikat interesante mes dy kombëtareve

Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme ndaj Hungarisë në orën 20:45, në stadiumin “Puskas Arena”, të vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” ka bërë publike bilancet e Hungarisë dhe Shqipërisë ku ndeshja e fundit mes tyre, Shqipëria fitoi 1-0 në stadiumin “Elbasan Arena” falë golit të Armando Brojës në tre minutat e fundit të lojës.

Kjo ishte fitorja më e madhe dhe e vetmja e kuqezinjve në historinë e tyre ndaj hungarezëve, ndërsa këta të fundit kanë marrë një triumf të thellë në 24 shtator 1950 ku kanë mposhtur Shqipërinë 12-0. Bilanci i Shqipërisë ndaj kundërshtarit të sotëm janë 5 humbje, 1 barazim dhe 1 fitore.

Në këto 6 ndeshje të fazës eliminatore, Shqipëria ka fituar 4, nuk ka barazuar asnjëherë dhe ka humbur 2, ndërsa hungarezët, kanë fituar 3, barazuar 1 dhe humbur 2.

Më shumë ka realizuar formacioni i Marko Rosit me 12 shënime, dhe ekipi i Edi Reja me 10 gola. Mbajtja e topit është në favor të hungarezëve ku kanë një mesatare prej 60,8% ndërsa kuqezinjtë kanë 58,5% mbajtjen e topit.

Shanset e mëdha të krijuara për ndeshje janë në baraspeshë me 2,7.  Kombëtarja shqiptare ka më shumë faulla për ndeshje ku janë me 12,7 ndërsa hungarezët me 12,3, shkruan Panorama Sport.

Për kartona të verdhë ekipi i Rejas është me 17 të tillë ndërsa skuadra e Rosit me 12.

Vlerësimi i Sofa Score është lehtësisht në avantazh Shqipëria me 6,91 ndërsa Hungaria me 6,83.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat