Mancini: Duhet të qëndrojmë mes shtatë Kombëtareve të para në renditje

Futboll

Mancini: Duhet të qëndrojmë mes shtatë Kombëtareve të para në renditje

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 15:10
Mancini: Duhet të qëndrojmë mes shtatë Kombëtareve të para në renditje

Italia ka humbur në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve nga Spanja me rezultat të ngushtë 1-2.

Kësisoj u ndal ecuria fantastike e Azzurëve prej 37 ndeshjeve pa humbje.

Tani kampionët në fuqi të Evropës do të luajnë me Belgjikën për vendin e tretë të Ligës së Kombeve.

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka thënë se ndeshja ndaj Belgjikës është shumë e rëndësishme, pasi vlen për shortin e Kupës së Botës.

“Ndeshja e të dielës kundër Belgjikës është shumë e rëndësishme.

Duhet të qëndrojmë mes shtatë Kombëtareve të para në renditje, për të qenë të favorizuar në shortin e Kupës së Botës”, deklaroi Mancini.

Tutje tekniku italian ka folur edhe për humbjen nga Spanja, duke thënë se i vije keq për këtë disfatë dhe se u thye një ecuri fantastike.

“Nuk është se luajtëm keq, sigurisht që më vjen keq që ndalëm serinë prej 37 rezultatesh pozitive, por do të ndodhte një ditë edhe kjo”, deklaroi Mancini.

Italia dhe Belgjika përballen të dielën me fillim nga ora 15:00 për vendin e tretë në Ligën e Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat