Shqipëria përgatitet për Slloveninë, Eljo Toçi i bashkohet ekipit

Futboll

Shqipëria përgatitet për Slloveninë, Eljo Toçi i bashkohet ekipit

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 15:33
Shqipëria përgatitet për Slloveninë, Eljo Toçi i bashkohet ekipit

Shqipëria U-21 ka nisur menjëherë nga puna për përgatitjen e ndeshjes së dytë ndaj Sllovenisë, pas fitores me dopietë të enjten ndaj Andorrës.

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi ka zhvilluar të premten një seancë të lehtë stërvitore ndërsa do të zhvillojë edhe ditën e sotme një tjetër stërvitje.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ekipit të Shpresave i është bashkuar këtë të shtunë edhe futbollisti shqiptar që aktivizohet në radhët e Fiorentinës, Eljo Toçi. Ai ishte pjesë e grumbullimit me ekipin e 19 vjeçarëve, që drejtohet nga Armando Cungu ndërsa ditën e djeshme luajti edhe në miqësoren e parë të planifikuar ndaj Malit të Zi, teksa shënoi një dy golësh, duke qenë një protagonistët kryesorë të skuadrës kuqezi.

Shqipëria U-21 luajti dy ditë më parë ndaj Andorrës në Elbasan Arena, ndeshjen e vlefshme për kampionatin Europian 2023, ku fitoi me rezultatin 2-0, ndërsa do të zhvillojë edhe një tjetër sfidë ndaj Sllovenisë, në po të njëjtin stadium ditën e hënë në ora 18:30, ku kuqezinjtë do të tentojnë fitoren e dytë radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat