Kosova nuk e përballon Suedinë me mbi 45 mijë shikues në stadium

Futboll

Kosova nuk e përballon Suedinë me mbi 45 mijë shikues në stadium

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2021 Në ora: 18:22
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Suedia si në Prishtinë si në Stokholm, më e mirë se Kombëtarja e Kosovës. 

Suedezët shënojnë fitore me rezultat 3:0 ndaj Kosovës, në takimin e xhiros së shtatë të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Një ndeshje e luftuar deri në fund, me tre gola e shtatë kartona të verdhë, ku ishin mbi 45 mijë shikues në stadiumin “Friends Arena" në Stokholm.

Image

Në stadium ishin edhe një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë, me flamuj të Kosovës e Kombëtar. 
Suedezët edhe në Prishtinë patën fituar me rezultat 3:0 me 28 mars të këtij viti.

Në minutën e 18-të, Elbasan Rashani godet nga rreth 17-18 metra, por fat i madh për Suedinë, topi shkoi për disa centimetra jashtë shtyllës së majtë, ndërsa portieri Olsen veçse ishte i mposhtur. 

Kosova bëri lojë të mirë në 45 minutat e parë hiq penalltisë që shkaktoi Florent Hadërgjonaj, i cili e preku topin me dorë. Ky moment ishte interesant sepse penalltia u akordua pas disa minutave, pasi që gjyqtari italian Di Bello e vërtetoi pas sa minutave në VAR. Forsberg shënon nga penalltia në minutën e 29-të. 

Në minutën e 31-të, Ludwig Augustinsson (Suedi) përpiqet të befasojë por goditja e tij ndalet nga shtylla.

Në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 47-të, fat për Suedinë.  Elbasan Rashani me të parën godet e me mjeshtri por portieri Olsen me maje të gishtërinjve shpëton portën e tij, duke dëbuar topin në korne.  

Në minutën e 57-të, anulohet goli i Vedat Muriqit për shkak të pozitës jashtë loje.

Image

Pas 4 minutave (61'), Arijanet Muriç i jashtëzakonshëm, ndali dy tentimet ideale të futbollistit Isak. 

Suedia thellon rezultatin në 2:0. Isak në minutën e 62-të shënon nga rreth 20 metra eurogol në këndin e epërm të majtë.

Në minutën e 70-të, Astrit Selmani debuton për Kosovën duke e zëvendësuar Zymer Bytyqin.

79' Gjithçka e qartë, zëvendësuesi Robin Quaison mashtron dy mbrojtës të Kosovës, duke thelluar fitoren (3:0). 

Suedia renditet në vend të dytë me 12 pikë dhe Kosova është e katërta me 5 sosh, ndërsa Spanja kryeson me 13 pikë.

Dardanët tani fokusin e kanë për sfidën me 12 tetor ndaj Gjeorgjisë në Prishtinë.   

Suedia – Kosova 3:0
Stadiumi “Friends Arena”.
Shikues: 45.000.
Gjyqtar: M. Di Bello.
Shënues: Forsberg (29’-nga penalltia), Isak (62’), Quaison (79’).
Kartona të verdhë: Danielson, Ekdal, Kollushevski  - Aliti, Hadërgjonaj, Loshaj, Dresheviq.
Suedia: Olsen, Krafth, Danielson, Nilsson, Augustinsson; Claersson, Olsson (Eriksson 90+1’), Ekdal (Cajuste 85’); Forsberg (Dahlberg 85’), Kulusevski(Gyokeres 90+1’) dhe Isak (Quaison 75’).
Kosova: Muric, Vojvoda (D. Domgjoni 73’), Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj; Bytyçi (Selmani 70’), Loshaj (Fazliji 87’), Dresheviq, Rashani (Muslija 87’); Rashica dhe Muriqi.

87' Suedia drejt fitores.

84' Pak minuta deri në fund.

79' Gjithçka e qartë, zëvendësuesi Robin Quaison mashtron dy mbrojtës të Kosovës, duke thelluar rezultatin në 3:0. 

78' Pak minuta deri në fund.

76' Lojë e mirë.

73’ Edhe një zëvendësim te Kosova, David Domgjoni futet në vend të Mërgim Vojvodës.

70’ Astrit Selmani debuton për Kosovën duke e zëvendësuar Zymer Bytyqin.
    
Suedia – Kosova 2:0

Stadiumi “Friends Arena”.
Shikues: 45.000.
Gjyqtar: M. Di Bello.
Shënues: Forsberg (29’-nga penalltia), Isak (62’).
Kartona të verdhë: Danielson, Ekdal, Kollushevski  - Aliti, Hadërgjonaj, Loshaj, Dresheviq.
Suedia: Olsen, Krafth, Danielson, Nilsson, Augustinsson; Claersson, Olsson, Ekdal; Forsberg, Kulusevski dhe Isak.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj; Bytyçi (Selmani 70’), Loshaj, Dresheviq, Rashani; Rashica dhe Muriqi.

69' Deri me tash asnjë zëvendësim.

66' Kosova po orvatet me të gjitha forcat.

62' Suedia avancon me 2:0. Isak shlnon nga rreth 20 metra eurogol në këndin e epërm të majtë.

61' Arijanet Muriç i jashtëzakonshëm, ndali dy tentime ideale të Isak. 

60' Kosova po tregon zemër të madhe në fushë.

57’ Anulohet goli i Vedat Muriqit për shkak të pozitës jashtë loje.

Suedia – Kosova 2:0
Stadiumi “Friends Arena”.
Shikues: 45.000.
Gjyqtar: M. Di Bello.
Shënues: Forsberg (29’-nga penalltia), Isak (63').
Kartona të verdhë: Danielson, Ekdal, Kollushevski  - Aliti, Hadërgjonaj, Loshaj.
Suedia: Olsen, Krafth, Danielson, Nilsson, Augustinsson; Claersson, Olsson, Ekdal; Forsberg, Kulusevski dhe Isak.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj; Bytyçi, Loshaj, Dresheviq, Rashani; Rashica dhe Muriqi.

54' Kosova po kërkon me ngulmë golin.

52' Kosova kërkon golin e barazimit.

49' Kosova më energjike në këto minuta.

47’ Elbasan Rashani godet me mjeshtri dhe portieri Olsen me maje të gishtërinjve shpëton portën e tij.  

46' Fillon pjesa e dytë. Kosova rrezikon.

Përfundon pjesë e parë.

Kosova bëri lojë të mirë në 45 minutat e parë hiq penalltisë që shkaktoi Florent Hadërgjonaj, i cili e preku topin me dorë.

Ky moment ishte interesant sepse penalltia u akordua pas disa minutave, pasi që gjyqtari italian Di Bello e vërtetoi pas sa minutave në VAR. Forsberg shënon nga penalltia në minutën e 29-të. 

Suedia – Kosova 1:0

Stadiumi “Friends Arena” në Solna.
Shikues: 45.000.
Gjyqtar: M. Di Bello.
Shënues: Forsberg (29’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Danielson, Ekdal - Aliti, Hadërgjonaj, Loshaj.
Suedia: Olsen, Krafth, Danielson, Nilsson, Augustinsson; Claersson, Olsson, Ekdal; Forsberg, Kulusevski dhe Isak.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj; Bytyçi, Loshaj, Dresheviq, Rashani; Rashica dhe Muriqi.
45' Pesë minuta shtesë.

43' Po afrohet fundi i pjesës së parë.

39' Suedia po bën presion.

36' Katër kartona të verdhë: Danielson - Aliti, Hadërgjonaj, Loshaj.

33’ Zymer Bytyqi tentojë por nuk befasohet portieri suedez.

31’ Ludwig Augustinsson (Suedi) përpiqet të befasojë por goditja e tij ndalet nga shtylla.

29' Forsberg shënon nga penalltia për 1:0.

Suedia – Kosova 1:0

Stadiumi “Friends Arena” në Solna.
Shikues: 45.000.
Gjyqtar: M. Di Bello.
Shënues: Forsberg (29’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Aliti.
Suedia: Olsen, Krafth, Danielson, Nilsson, Augustinsson; Claersson, Olsson, Ekdal; Forsberg, Kulusevski dhe Isak.

Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj; Bytyçi, Loshaj, Dresheviq, Rashani; Rashica dhe Muriqi.

Ngjan edhe kjo, pas shumë minutave referon penallti. Pas 5 minutave derisa sa u gjet momenti në VAR, se Hadërgjonaj ka luajtur me dorë, gjyqtari italian gjykon penallti. 

25' Gjyqtari shikon VAR-in.

23' Fidan Aliti ndëshkohet me karton të verdhë.

20' Suedia deri me tani ka dy korne.

18' Elbasan Rashani godet nga rreth 17-18 metra, fat për Suedinë, topi shkoi për disa centimetra jashtë shtyllës së majtë, ndërsa portieri veçse ishte i mposhtur. 

17' Një Kosovë mirë e organizuar në secilin repart.

15' Forsberg e Isak të rrezikshëm deri me tani.

Suedia – Kosova 0:0
Stadiumi “Friends Arena” në Solna.
Shikues: 45.000.
Gjyqtar: M. Di Bello.
Suedia: Olsen, Krafth, Danielson, Nilsson, Augustinsson; Claersson, Olsson, Ekdal; Forsberg, Kulusevski dhe Isak.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj; Bytyçi, Loshaj, Dresheviq, Rashani; Rashica dhe Muriqi.

13' Suedia po bëhet e rrezikshme, Hadërgjonaj eviton rrezikun.

10' Lojë e baraspeshuar.

8' Suedia po has në mbrojtje të fortë të djelmoshave tanë, rezultati 0:0..

7' Kosova po kërkon të sulmojë.

5' Të dy kombëtaret luajnë me kujdes.

3' Pritet lojë e fortë në një atmosferë të zjarrtë ku janë edhe shumë shqiptarë në stadiumin Solna.

1' Fillon ndeshja!

Mbi 45 mijë shikues në stadium. Gjyqtari italiani Marko di Bello.

Intonohen himnet. Lojtarët dalin në fushë.

Gjithçka gati për ballafaqimin mes Suedisë dhe Kosovës. 

Ndeshje e vlefshme e xhiros së shtatë të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Kosova sulmon me Muriqin.

Suedia renditet në vend të dytë me 9 pikë, ka epsë më se Kosova që gjende dy vende më poshtë.

Suedia – Kosova 

Stadiumi “Friends Arena” në Solna.
Gjyqtar: M. Di Bello.
Suedia: Olsen, Krafth, Danielson, Nilsson, Augustinsson; Claersson, Olsson, Ekdal; Forsberg, Kulusevski dhe Isak.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj; Bytyçi, Loshaj, Dresheviq, Rashani; Rashica dhe Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat