Shaqiri me Zvicrën shënojnë fitore të madhe

Futboll

Shaqiri me Zvicrën shënojnë fitore të madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2021 Në ora: 23:14
Shaqiri me Zvicrën shënojnë fitore të madhe

Zvicra arkëtoi tre pikë të mëdha nga stadiumi “Stade de Genève” në  Gjenevë. 

Zvicra triumfon me rezultat 2:0 ndaj Irlandës Veriore.

Mysafirët nga minuta e 37-të mbeten me një futbollist me pak, Lewis përjashtohet pas dy kartonëve të verdhë. 

Kapiteni Xherdan Shaqiri u paraqit standard duke treguar angazhim dhe iu gëzohet kësaj fitore të madhe.  

Futbollistët Zuber (45+3') e Fassnacht (90+1) shënuan për triumfin e Zvicrës.

Shaqiri u zëvendësua në minutën e  90+1. 

Italia kryeson me 14 pikë në Grupin C pas shtatë xhirove të garës kualifikuese për Kampionatin Botëror. 

Zvicra është në vend të dytë me 11 pikë, pasojnë Irlanda Veriore me 5, Bullgaria 5 e Lituania me 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat