Chelsea merret vesh me Christensen për rinovimin e kontratës

Futboll

Chelsea merret vesh me Christensen për rinovimin e kontratës

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 11:30
Andreas Christensen.

Skuadra londineze, Chelsea është duke menduar rinovimin e kontratave me disa futbollistë.

Një nga lojtarët që ka një kohë që është në bisedime për një rinovim kontrate, është qendërmbrojtësi danez, Andreas Christensen.

Chelsea ka arritur tashmë një marrëveshje me Andreas Christensen për të zgjatur kontratën e tij, ka konfirmuar Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, ështtë vetëm ështje kohe për të nënshkruar dokumentet, pas klauzolave përfundimtare që do të rregullohen në vazhdim.

Romano gjithashtu konfirmoi se dy klube treguan interes për Christensen javët e fundit – por nuk ka shanse për bisedime pasi ai është i vendosur të nënshkruajë marrëveshjen e re.

Përpos Christensen, Chelsea janë në bisedime edhe me Antonio Rudier për ta zgjatur kontratën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat