Mediat në Serbi i turren Xherdan Shaqirit, emblema që po i shashtris!

Futboll

Mediat në Serbi i turren Xherdan Shaqirit, emblema që po i shashtris!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 tetor 2021 Në ora: 13:06
Mediat në Serbi i turren Xherdan Shaqirit, emblema që po i shashtris!

Media në Serbisë në mënyrën me të paskrupullt i turren ylli të Republikës së Kosovës, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri me xhaketën e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i tmerroi mediat serbe.

Emblema e UÇK-së që u pa të Shaqiri është kryetemë në mediat e Beogradit, emblemë që i shashtrisi.

Media serbe kush më shumë e kush me pak i turren djalit nga Kosova, futbollist i Kombëtares së Zvicrës dhe i Lyonit, duke e quajtur provokator që nga 22 qershori i vitit 2018, kur bëri shqiponjën dykrenore në midis Rusisë përkatësisht në Kaliningrad në Kampionatin Botëror. 

“Skandal i parashikuar! Xherdan jep intervistë me xhaketën famëkeqe të UÇK -së! Sa kohë do ta tolerojë UEFA këtë”, shkarravit fletushka “Kurir”.

“Një shqiptar nga Kosova doli para kamerës me xhaketën e UÇK -së!

Ky incident ndodhi pas fitores së Zvicrës ndaj Irlandës së Veriut (2:0) në kualifikimet për Kupën e Botës.

Në një moment, një djalë i panjohur iu afrua dhe ia veshi një xhaketë me logon e madhe të UÇK-së, e ashtuquajtura Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Dhe Shaqiri, sipas buzëqeshjes dhe shprehjes së fytyrës së tij, ishte i kënaqur që kjo ndodhi”, llomotit më tej ky medium.

Madje ky medium propagandues akuzon edhe federatën zvicerane, duke kërkuar të dënohet nga UEFA.

“Novosti” që sponsorizohet nga Aleksandër Vuçiq, shkarravit:

“Skandal pas ndeshjes me Irlandën e Veriut", mediat zvicerane raportuan se përfaqësuesi i vendit të tyre, Xherdan Shaqiri, kishte veshur një të ashtuquajtur xhaketë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”.

“Shaqiri ishte i hutuar për një moment dhe pastaj emblema me shqiponjë dykrenore me një sfond të kuq, me shkronjat UÇK (UÇK), është në xhaketë.

Shaqiri qesh edhe kur sheh stemën, para se të heqë xhaketën  vazhdon të japë intervistën sikur të mos kishte ndodhur asgjë”, sulmon “Novosti. Edhe ‘Informer’ ngjashëm sulmon e disa media tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat