Gjermania në Shkup, Gnabry kërkon fitore

Futboll

Gjermania në Shkup, Gnabry kërkon fitore

Nga: K.Goca Më: 10 tetor 2021 Në ora: 15:09
Gjermania në Shkup, Gnabry kërkon fitore

Futbollisti i kombëtares gjermane, Serge Gnabry, në konferencën e sotme për shtyp para se të nisej për në Maqedoni e Veriut, tha se ende e mban mend humbjen (1:2) nga ndeshja e parë, megjithatë nesër (20.45) për ta është ndeshje speciale sepse Gjermania ka rastin që edhe matematikisht të sigurojë pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror.

"Ne të gjithë kujdesemi për atë që kemi humbur.

Ne nuk mund ta harrojmë atë humbje, por kemi një ndeshje të re para nesh.

Ne e dimë që kemi rastin për t'u kualifikuar në Kupën e Botës dhe ky është qëllimi ynë”, tha Gnabry para se të zbarkojnë në Shkup.

Maqedonia është në vend të dytë me 12 pikë pas 7 xhirove në Grupin J dhe Gjermania kryeson me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat