Challandes nervozohet me gazetarët: Ju keni probleme, ne s’kemi

Futboll

Challandes nervozohet me gazetarët: Ju keni probleme, ne s’kemi

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 16:39
Bernard Challandes

Kombëtarja e Kosovës po mban konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri Bernard Challandes u shpreh se nuk ka probleme me ekipin dhe iu drejtua gazetarëve se ju keni probleme.

“A kemi problem. Ku është problemi? Ne kemi problem? Ku? Kemi fituar ndaj Gjeorgjisë, bëmë lojë të mirë ndaj Greqisë, ndaj Spanjës? Ku është problemi? Sepse u mposhtëm nga Suedia? Ju keni probleme. Ne e bëjmë më të mirën. Ndoshta nuk ia dalim. Unë e bëj punën time. Unë marr përgjegjësi për vendimet e mija, por nuk shoh që kemi ndonjë problem”, u shpreh Challandes.

Ndeshja mes Kosovës dhe Gjeorgjisë zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat