​Muriqi: Nesër luajmë vetëm për fitore ndaj Gjeorgjisë

Futboll

​Muriqi: Nesër luajmë vetëm për fitore ndaj Gjeorgjisë

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 17:55
Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi ka kërkuar fitore në ndeshjen e nesërme ndaj Gjeorgjisë edhe pse ka pranuar se ndaj Suedisë ishte një ndeshje e dobët.

Ai në një konferencë për media tha se Kosova ka kualitete që mundësojnë fitoren ndaj gjeorgjianëve të papërshtatshëm.

Muriqi: Duam fitore kundër Gjeorgjisë

"Patëm një ndeshje jo të mirë ndaj Suedisë. Besoj se ne si ekip kemi kualitet më shumë edhe ndaj Gjeorgjisë dalim për fitore, por nuk e nënvlerësojmë edhe pse arritëm fitore atje si mysafir, por i dimë kualitetet tona, e dimë çfarë mund të bëjmë dhe besoj se nesër do të marrim fitoren që e kemi pritur shumë", tha Muriqi.

Sa i përket angazhimit në sulm, Muriqi ka thënë se nuk ka ndonjë preferencë.

Muriqi: Mund të luaj edhe vetë, edhe me dy sulmues

"Në radhë të parë, ne jemi futbollistë. Duhet të përshtatemi në taktikën e trajnerit. Nuk kemi kurrfarë arsye të themi se duhet të luaj vetëm unë apo le dy sulmues kështu që duhet të përshtatemi se nuk bën. Për mua nuk ka shumë dallim, sepse edhe vitin e parë kur isha te Lazio, aq minuta sa pata kemi luajtur me dy sulmues, kështu që nuk ka ndonjë dallim që të them mirë apo nga ana negative. Derisa më jepet rasti unë luaj edhe me dy sulmues, edhe vetë", ka thënë Muriqi.

Muriqi tha se është gjithmonë i gatshëm ta ndihmojë Kosovën pa marrë parasysh pozitën se ku angazhohet në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat