Pronarët e Newcastles po mendojnë të ‘peshkojnë’ te Barcelona e Reali

Futboll

Pronarët e Newcastles po mendojnë të ‘peshkojnë’ te Barcelona e Reali

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Planet ambicioze të Newcastle pas marrjes së klubit mund t’i shohin ata të fillojnë disa sulme për yjet e La Ligas, ka raportuar ‘Fichajes’.

Newcastle tashmë është në duart e pronarëve të rinjë nga Arabia, pas një marrveshje prej 300 milion funteve për të shitur klubin.

Pas kësaj marrëveshje, klubi anglez tani është duke konsideruar seriozisht krijimin e një skuadre kompakte konkurruese për çdo titull të mundshëm, marrë parasysh pasurinë multi-miliardëshe të pronarit të ri të Newcastles, që kap shifrën e rreth 320 miliardë funteve.

Mediume të ndryshme tashmë kanë nisur të spekulojnë rreth emrave me të cilët klubi anglez do të lidhet me ta, si të transferuar të mundshëm.

Sipas ‘Fichajes’, Newcastle është duke menduar të ‘peshkojë’ në La Liga, më saktësisht tek gjigantët spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona.

Dyshja e Real Madridit, Gareth Bale dhe Luka Jovic thuhet se janë në sytë e ‘Magpies’, së bashku me ish-lojtarin e Liverpool, Philippe Coutinho.

Drejtoresha e Newcastles pas marrjes së pronarëve të rinjë konfirmoi se ata do të synojnë titullin e Premier Ligës dhe se planet e tyre për sukeset e skuadrës janë afatgjate. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat