Kualifikohet në Botëror, Gjermania fiton bindshëm ndaj Maqedonisë së Veriut

Futboll

Kualifikohet në Botëror, Gjermania fiton bindshëm ndaj Maqedonisë së Veriut

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Gjermania ka shënuar fitore me rezultat bindës 0:4 ndaj Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim për Kupën e Botës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa e dyta nisi menjëherë me to.

Ishte Kai Havertz i cili realizoi golin në minutën e 50-të pas asistimit të Thomas Muller.

Në minutën e 70-të Timo Werner realizoi pas asistimit të Muller, kurse katër minuta më vonë Werner realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për mysafirët.

Në të 83-tën, Musiala shënoi për 0:4, i cili ishte edhe epilogu i kësaj sfide.

Me këtë fitore, Gjermania shkon në kuotën e 21 pikëve dhe e siguron vendin e parë dhe kualifikimin në Kampionat Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat