Andi Lila: Nuk duhet ta vrasim ndeshjen, skema dhe strategjia duhet zgjedhur me kujdes

Futboll

Andi Lila: Nuk duhet ta vrasim ndeshjen, skema dhe strategjia duhet zgjedhur me kujdes

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 00:20
Andi Lila

Ndeshja e nesërme me Poloninë është tema e diskutimit në Procesin Sportiv. Kjo është një ndeshje deçizive për kualifikim në botërorin ‘Qatar 2022’.

I ftuar në emision Andi Lila tha se skema dhe strategjia nesër duhet zgjedhur me kujdes.

“Nesër skema duhet të zgjidhet me kujdes. Jam kurioz të shikoj cilën filozofi do ndjekë Reja. Është filozofia e Guardiolës ku pasi humb topin bën presion për pak sekonda për të rifituar topin dhe në qoftë se nuk e merr kthehet pas. Është filozofia e Klop ku bën presion në të gjithë fushën. Është edhe filozofia e De Biazit i cili thoshte të mos e prishim lojën.

Unë mendoj se duhet ndjekur filozofinë e De Biazit. Nuk duhet prish loja. Në qoftë pësojmë dy gola shpejt atëherë prishet loja. Të presim pasi goli shënohet në fillim dhe në fund”- tha Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat