Kosova U19 nikoqire e Uellsit

Futboll

Kosova U19 nikoqire e Uellsit

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 12:16
Foto

Sot me fillim nga ora 15:00 Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 do të zhvillojë ndeshje kundër Uellsit, e vlefshme kjo xhiron e tretë të Grupit 10 në kualifikimet drejt Kampionatit Evropian Euro 2022.

“Dardanët” e rinj do të synojnë që ta regjistrojnë fitoren e parë në këtë garë përball Uellsit, ku edhe kjo e fundit nuk di për fitore në dy ndeshje.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Kosova regjistroi humbje me rezultat minimal 1:0 nga Gjeorgjia, kurse Uellsi pësoi humbje me rezultat të thellë 5:0 kundër Kombëtares së Norvegjisë.

Ndeshja e vetme mes këtyre dy kombëtareve daton në nëntor të vitit 2019, ku asokohe Kombëtarja e Uellsit si mysafire e mposhti Kosovën me rezultat solid 2:0.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Kosova zë vendin e fundit në Grupin 10 me asnjë pikë, kurse Uellsi pozicionohet në vendin e tretë me vetëm një pikë.

15:00 Kosova U19 – Uellsi U19 (Stadiumi Fadil Vokrri)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat