Probleme për Shqipërinë, edhe një lojtar rezulton pozitiv me Covid-19

Futboll

Probleme për Shqipërinë, edhe një lojtar rezulton pozitiv me Covid-19

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 14:21
Shqipëria

Shqipëria do të zhvillojë sot ndeshjen vendimtare për kualifikim drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku e pret në stadiumin “Air Albania” Kombëtaren e Polonisë.

Por, disa orë para ndeshjes, trajneri Edy Reja ka pranuar një lajm jo të mirë, pasi që pas Erjon Hoxhallarit e Sokol Cikalleshit, edhe një lojtar ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Bëhet fjalë për mesfushorin Klaus Gjasula, për të cilin tani konfirmohet që pas testit të kryer, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, dhe sipas rregullores përkatëse nuk do të paraqitet sot kundër Polonisë.

Trajneri Reja tani duhet të bëjë disa ndryshime në formacion, ku kundër Polonisë do të jetë pa shërbimet e Cikalleshit, Gjimshitit, Hoxhallarit dhe Gjasulës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat