Kosova U17 synon fitoren kundër Ishujve Faroe, ja formacionet zyrtare

Futboll

Kosova U17 synon fitoren kundër Ishujve Faroe, ja formacionet zyrtare

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 14:52
Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U17 do të zhvillojë sot ndeshje kundër Ishujve Faroe, në kuadër të Grupit 9 për kualifikime drejt Kampionatit Evropian Euro 2022.

Kosova dhe Ishujt Faroe gjenden në Grupin 9 të fazës së parë kualifikuese, së bashku me kombëtaret e tjera si ajo e Sllovenisë dhe e Austrisë.

Momentalisht, “Dardanët” e rinj pozicionohen në vendin e dytë me tre pikë, kurse Ishujt Faroe pas dy ndeshjeve të zhvilluara zënë vendin e fundit në tabelë me asnjë pikë.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Kosova U17 (4-3-3): Gjokaj; Bajraktari, Gashi, Shahini, Marku; Merlaku, Milaj, Bllaca; Gjini, Racaj, Krasniqi

Ishujt Faroe U17 (): Thomsen; Eysteinsson, Arngrimsson, Rasmussen, Johannessen; Heinesen, Mikkelsen, Petersen, Bjarkhamar; Hojgaard, Thomas

15:30 Kosova U17 – Ishujt Faroe U17.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat