Ish-kapiteni Cana flet para ndeshjes me Poloninë

Futboll

Ish-kapiteni Cana flet para ndeshjes me Poloninë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:16
Ish-kapiteni Cana flet para ndeshjes me Poloninë

Ish- kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana është shfaqur më prag të ndeshjes së rëndësishme të kuqezinjve në një intrvistë për mediat polake, transmeton Insporti. Ai theksoi se Shqipëria është ka avantazh në këtë mbrëmje sidomos për faktin e 22.000 tifozëve që do të jenë të pranishëm.

“Do të jetë fantastike. Interesi për Shqipërinë është shumë i madh të giitha biletat janë shitur. 22.000 tifozët që do të jenë më stadium do të krijojnë një atmosferë të mrekullueshme. Ndërkohë gjëja negative është se terreni asnjëherë nuk ka qenë në gjëndjen më të mirë por besoj këtë herë është ndryshe.” 

Shanset? 

“Kjo ndeshje është shumë emocionuese pasi rrallë herë kemi fatin në duart tona. Nëse fitojmë me Polonimë do të thotë që jemi shumë afër playoff-it. Në një situatë ka të favorshme rrallë kemi qenë. Megjithatë ne kemi një avantazh ndaj jush, quhet presion. Gjithsesi mendoj që Polonia është favorite për vendin e dytë në grup.”

Rezultati i ndeshjes? 

“Si tifoz do të thoja 2-1 për Shqipërinë. Ne nuk kemi luajtur asnjëherë më parë më finalet e një Botërori dhe një fitore sot do të ma zgjaste ëndrrën. Motivimi dhe vendosmëria janë të mëdha,” – përfundon Cana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat