Një dëmtim në këmbë e ka penguar Ramosin

Futboll

Një dëmtim në këmbë e ka penguar Ramosin

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:22
Një dëmtim në këmbë e ka penguar Ramosin

Qëndërmbrojtësi i njohur Sergio Ramos, më në fund mund të stërvitet me skuadrën për të qenë i gatshëm për të luajtur me PSG-në.

Sipas “Marca” spanjolli është gati tanimë për të bërë debutimin e tij më skuadrën francezë. Një dëmtim në këmbë e ka penguar Ramosin të luajë me skuadrën nga Parisi.

Të gjithë tifozët do të kenë mundësi të shikojnë mbrojtësin spanjoll teksa stërvitet më shokët e skuadrës me fanellën e re. Është trajneri Mauricio Pochettino ai i cili do vendosi se kur do ta shikojmë 35-vjeçarin në fushën e lojës.

Kujtojmë se Sergio Ramos iu bashkua PSG gjatë merkatos së verës dhe tek parisi presin shumë prej tij duke marrë parasysh edhe eksperiencën që mbart lojtari mbi supe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat