Alberto: Sarri ka një personalitet ndryshe

Futboll

Alberto: Sarri ka një personalitet ndryshe

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:36
Alberto: Sarri ka një personalitet ndryshe

Mesfushori i Lazios, Luis Alberto ka dhënë një intervistë për “Rivista Undici”. Numri 10 i Lazios foli për çështje të ndryshme por u përqëndrua më shumë te ish-trajneri i tij Inzaghi dhe ai aktual, Maurizio Sarri.

Ai bëri një krahasim midis dy trajnerëve duke e konsideruar Inzaghin si një baba për të: “Inzaghi ishte një mik, baba për të gjithë ne. Sarri nga ana tjetër ka një personalitet ndryshe, më të fortë. Ai ka një ide të mrekullueshme loje, e pamë te Napoli ose Empoli”.

Më pas Alberto u ndal tek Sarri dhe eksperienca e tij e re me Lazion: “Sipas mendimit tim, Lazio do të zhvillojë një futboll shumë të bukur pas dy ose tre muajsh.

Unë nuk e di nëse do të fitojmë diçka, por me siguri do të argëtohemi shumë. Për kundërshtarët tanë do të jetë shumë e komplikuar ndeshja kundër ekipit tonë. Cilësia jonë është shumë e ngjashme me atë të Napolit kur trajnonte Sarri. Në fakt, në disa aspekte mendoj se jemi edhe më mirë”.

Në fund të intervistës ai foli edhe për situatën ku ekipi i tij ndodhet për momentin: “Ne e dimë se jemi një ekip në ndërtim. Duhet të kuptojmë mirë atë që na kërkon trajneri. Vetëm atëherë do të jemi në gjendje të bëjmë gjëra të mëdha”,

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat