Kosova kërkon fitore në stadiumin "Fadil Vokrri"

Futboll

Kosova kërkon fitore në stadiumin "Fadil Vokrri"

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:40
Kosova kërkon fitore në stadiumin "Fadil Vokrri"

Kombëtarja e Kosovës është gati për përballjen me Gjeorgjinë, e cila luhet sot në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përzgjedhësi Bernard Challandes ka një sfidë jo edhe aq të lehtë.

Ai ka bërë të ditur se të gjithë futbollistët janë të gatshëm për lojë, duke përshirë edhe Lirim Kastratin, i cili për shkak të lëndimit mungoi në ndeshjen e kaluar.

Ndërkaq, edhe sulmuesi i Dardanëve, Vedat Muriqi theksoi se në ndeshjen e sotme do të hyjnë për fitore dhe se atmosfera brenda ekipit është e mirë dhe optimiste.

“Ndaj Gjeorgjisë dalim për fitore, por normalisht se nuk e nënçmojmë aspak kundërshtarin dhe për të arritur këtëduhet të japim më të mirën“, ka thënë Muriqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat