Kosova U-19 pëson humbjen e tretë rresht

Futboll

Kosova U-19 pëson humbjen e tretë rresht

Nga: K.G. Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:58
Kosova U-19 pëson humbjen e tretë rresht

Kombëtarja e Kosovës U-19 pëson humbjen e tretë rresht në kualifikueset për Kampionatin Evropian në futboll.
Djelmoshat tanë kësaj radhe mposhten me 3:0 nga Uellsi U-19.

Hughes (16'-nga penalltia e 57'), Harris (45+3') shënuan për Uellsin. Kosova pas humbjes nga Norvegjia me 3:0 e

Gjeorgjia me 1:0, sot mundet edhe nga Uellsi. 

Është në fund të renditjes me 0 pikë e goldallim 0:7.

Gjeorgjia kryeson me 7 pikë, pasojnë Norvegjia me 6, Uellsi 4 në grupin 10-të.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat