Pogba i kërkon Juves dhjetë milionë euro në vit

Futboll

Pogba i kërkon Juves dhjetë milionë euro në vit

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 17:56
Pogba i kërkon Juves dhjetë milionë euro në vit

Skuadra e Juventusit duhet t’i ofrojë mesfushorit Paul Pogba pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh për ta kthyer në Torino, ka shkruar të martën “Tuttomercatoweb”.

Bëhet e ditur se Pogba është i gatshëm t’i bashkohet Juventusit në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata me Manchester Unitedin.

Mesfushori francez nuk po dëshiron ta rinovojë kontratën me ekipin anglez dhe Juventusi ka mundësinë ta transferojë si lojtarë të lirë në verë nëse ia plotëson kushtet atij.

Pogba asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer te Juventusi, ekip për të cilin luajti katër sezone dhe fitoi katër tituj kampioni në Serie A.

Ai në vitin 2016 iu bashkua Unitedit për 105 milionë euro dhe këtë sezon ka shtatë asistime në nëntë paraqitje në të gjitha garat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat