Dalin në shitje ilegalisht biletat për ndeshjen Kosovë – Gjeorgji

Futboll

Dalin në shitje ilegalisht biletat për ndeshjen Kosovë – Gjeorgji

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 18:28
Dalin në shitje ilegalisht biletat për ndeshjen Kosovë – Gjeorgji

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sonte ndeshjen e parafundit të fazës së grupeve, ku do të përballet ndaj Gjeorgjisë në “Fadil Vokrri”.

Në bazë të masave anti-covid të qeverisë së Kosovës në këtë ndeshje do të lejohet shfrytëzimi 30 përqind i kapacitetit të stadiumit.

Dhe pak para ndeshjes, një person në grupin “Shes Blej Gjithçka” në mënyrë ilegale ka vendosur në shitje dy bileta për këtë takim.

Federata e Futbollit e Kosovës, me datë 8 tetor, njoftoi opinionin se shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2022, Kosovë – Gjeorgji, e cila zhvillohet më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të bëhet nëpër pikat shitjes se Artmotion dhe se çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Perëndim 20 euro, Lindje 10 euro, Veri dhe Jug 5 euro.

Ndryshe, fitorja e vetme e deritashme e dardanëve erdhi pikërisht ndaj Gjeorgjisë, në fitoren minimale me golin e vetëm të Vedat Muriqit, muajin e kaluar.

Pas humbjes ndaj Suedisë, dardanët humbën edhe matematikisht gjasat për një kualifikim të mundshëm, gjersa sonte do të kërkojë një fitore sa për ‘prestigj’, për të arritur fitoren e parë ndonjëherë në kualifikime të një Botërori në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat