Ademi përgëzon Dardanët U17 për kualifikimin në “Elite Round”

Futboll

Ademi përgëzon Dardanët U17 për kualifikimin në “Elite Round”

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 19:49
Ademi përgëzon Dardanët U17 për kualifikimin në “Elite Round”

Presidenti Agim Ademi ka uruar Kombëtaren U17 për suksesin e arritur në fazën e parë kualifikuese për Euro 2022.

Dardanët e rinj i përfunduan garat e kësaj faze në vendin e dytë në Grupin 9, me dy fitore ndaj Austrisë dhe Ishujve Faroe, derisa pësuan humbje ndaj lideri të grupit, Sllovenisë. Për kualifikimin në “Elite Round” Dardanët U17 i ka përgëzuar presidenti Ademi nëpërmjet një mesazhi në Facebook.

Mesazhi i presidentit Ademi:

“Ndjenjë e shkëlqyeshme, Dardanët U17 kualifikohen në “Elite Round” në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2022.

Përgëzimet e mia më të mira për secilin futbollist veç e veç për angazhimin, disiplinën dhe vlerat e treguara në këtë fazë të kualifikimeve, urime për stafin e trajnerëve në krye me Arsim Abazin për punën e shkëlqyeshme në përgatitjen e ekipit për këtë cikël kualifikues, urime për të gjithë tifozët dardanë dhe për bashkëatdhetarët tanë që vazhdojnë t’i rrisin dhe edukojnë fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë.

Urime dhe u priftë e mbara edhe në fazën e ardhshme kualifikuese.

Kosova po dëshmon se ka të ardhme të ndritur, prandaj le të vazhdojmë të punojmë me krenari e përgjegjësi drejt sukseseve të mëdha.

Forca Kosovë!”, ka shkruar presidenti Ademi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat