Çekia i shkakton humbje të thellë Kosovës U-21

Futboll

Çekia i shkakton humbje të thellë Kosovës U-21

Nga: K.Goca Më: 12 tetor 2021 Në ora: 19:56
Çekia i shkakton humbje të thellë Kosovës U-21

Kombëtarja e Kosovës U-21 kthehet pa pikë nga stadiumi Ceske Budejovice. 

Çekia U-21 shënoi fitore me rezultat 3:0 ndaj të rinjve tanë. 

Gjithçka përfundoi brenda një ore kur shënuan tri herë Republika e Çekisë përmes futbollistëve Sejk (10'), Gabriel (38') e Fila (57'). 

Brenda pak ditëve çekët i shkaktojnë humbjen e dytë rresht, të parën në Prishtinë me 1:0.

Çekia kryeson me 12 pikë pas 4 xhirove në Grupin G të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U-21 dhe Kosova është në të 5-tin me 3 sosh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat