Barella në radarin e shumë klubeve evropiane

Futboll

Barella në radarin e shumë klubeve evropiane

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 20:26
Barella

Mesfushori italian ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave.

Sipas mediave italiane, Inter dhe Nicolo Barella janë larg arritjes së një marrëveshjeje për rinovimin e kontratës.

Paris Saint-Germain dhe Atletico Madrid po monitorojnë situatën e tij dhe janë të gatshëm të hidhen në sulm për shërbimet e Barellas.

Thuhet se agjenti i futbollistit, Alessandro Beltrami ka kërkuar më shumë se gjashtë milionë euro në sezon për klientin e tij, si shpërblim i paraqitjeve të mira.

‘Nerazzurët’, aktualisht nuk janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se 4.5 milionë euro euro për të.

Megjithatë, palët nuk janë në nxitim pasi mesfushori ka kontratë deri në vititn 2024, poe klubi italian dëshiron ta blindojë yllin e tyre duke marrë parasysh interesimin e ekipeve tjera.

Italiani ka luajtur 96 ndeshje që kur u transferua te Interi, duke kontribuar me tetë gola dhe 26 asistime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat