Një sulmues nga Novi Pazari në Trepçën ‘89

Futboll

Një sulmues nga Novi Pazari në Trepçën ‘89

Nga: K. Goca Më: 3 janar 2017 Në ora: 12:09
Avdiç me kryetarin e Trepçës '89, Abedin Zeka

Kampioni vjeshtor, Trepça ’89 nga Mitrovica, ka përforcuar radhët me një futbollist cilësor. Është fjala për futbollistin e Novi Pazarit, Demir Avdiç. “KF Trepça' 89 arrin marrëveshje me sulmuesin korpulent Demir Avdiç, i cili si futbollist u formua në KF Novi Pazar, ka edhe përvojë Ndërkombëtare si në Werder Bremen të Gjermanisë, në Ligën Holandeze etj.”, bëhet e ditur nga KF Trepça ’89.

’89-shi është në vend të parë me 39 pikë, tri me shumë se Llapi nga Podujeva që renditet në vend të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat