Xherdan Shaqirin nuk e lejuan ta gjuaj penaltinë

Futboll

Xherdan Shaqirin nuk e lejuan ta gjuaj penaltinë

Më: 23 prill 2017 Në ora: 09:21
Xherdan Shaqiri

Stoke City i Xherdan Shaqirit është mposhtur në ndeshjen e së shtunës me rezultat 2 me 0 nga Swansea.

Skuadra angleze kishte mundësi ta ngushtonte rezultatin pas ndërhyrjes së palejuar në zonën e penaltisë ndaj yllit shqiptar në minutën e 68′ të ndeshjes. Mbrojtësi argjentinas Federico Fernandez rrëzoi mesfushorin shqiptar pranë portës pas pasimit të jashtëzakonshëm nga Marko Arnautovic. Gjyqtari reagojë menjëherë duke i dhuruar penalti skuadrës mysafire.

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës dëshironte ta gjuante ai penaltinë, por bashkëlojtari i tij Marko Arnautovic insistoi duke mos lejuar 25-vjeçarin nga Zhegra e Gjilanit të marrë përgjegjësi për goditjen nga pika e bardhë.

Sulmuesi nga Austria u tregua i pasaktë duke gjuajtur topin larg mbi transversale si dhe duke i humbur njëkohësisht shanset skuadrës së tij për të barazuar shifrat për 1 me 1  ndaj Swanseas, e cila u përgjigj menjëherë duke dyfishuar epërsinë në 2 me 0 përmes Carrolli (70′).

Pas ndeshjes ka reaguar edhe trajneri i klubit, Mark Hughes, i cili tha se do të dëshironte që penaltia të realizohej nga Xherdan Shaqiri.

“Shaqiri dëshironte ta realizonte penaltinë, si e shihni ju këtë? Do të doja që ai ta bënte këtë”, u përgjigj thjeshtë trajneri Mark Hughes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat