Mesfushori i ri Marco Asensio do të luajë për “Los Blancos” në El Clasico, por fare mirëmund të kishte përfunduar në anën e kundërt. Asensio është një nga yjet më të rinj që po shkëlqen në futbollin europian dhe ai mund të kishte nënshkruar për Barcelonën në vend të Real Madridit.
21-vjeçari i talentuar u bashkua me Los Blancos në 2014, por Barca ishte përpara rivalëve të tyre të ashpër në garën për nënshkrimin e tij në atë kohë. Barça kishte rënë dakord për një marrëveshje për 4.5 milionë euro, e cila duhej paguar në dy këste.
Megjithatë, situata delikate ekonomike e Mallorcas bëri që të pranon ofertën e Realit.