Bojan Krkic hyn në historinë e futbollit europian

Futboll

Bojan Krkic hyn në historinë e futbollit europian

Më: 23 prill 2017 Në ora: 10:57
Bojan Krkic

Bojan Krkic shënoi një nga golat e djeshëm në barazimit e Mainzit ndaj Bayernit. Ish-talenti i Barcelonës ka shënuar në La Liga, Serie A, Premier League dhe tanimë në Bundesliga, katër kampionatet më të mira të Europës. 

Listës mund t’i shtohet edhe Holanda, duke qenë se spanjolli ka luajtur në Eredivisie me Ajax në sezonin 2013/14 duke shënuar 4 gola.

Më parë këtë arritje e kanë bërë: Gica Popescu, Florin Raducioiu, John Dahl Tomasson, Pierre Wome, Obafemi Martins dhe Kevin Prince Boateng.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat