Thaçi në pesë ndeshje po aq fitore në drejtimin e Prishtinës

Futboll

Thaçi në pesë ndeshje po aq fitore në drejtimin e Prishtinës

Më: 23 prill 2017 Në ora: 13:20
Pamje nga ndeshja, foto FC Prishtina

Arsim Thaçi që kur e ka marrë postin e kryetrajnerit ka të gjitha fitore me Prishtinën. Bardhekaltrit varguan fitoren e pestë rresht dhe mbajnë vendin e tretë me 57 pikë në elitë, me një ndeshje më shumë e me pesë pikë me pak se lideri Trepça ’89.  Prishtina shënoi fitore të vështirë me rezultat 1:0 ndaj Gjilanit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Agron Rama’ në Kastriot. Në minutën e 87-të, futbollisti Basid Abdul Khalid shënoi për triumfin e madh.

“Përball patëm një ekip me shumë përvojë dhe që ka stabilitet në Superligë edhe pse nuk është lartë në klasifikim dhe në këtë ndeshje treguan që kanë individ me përvojë duke na pruar në vështirësi. Ne shënuam njëherë, që mjaftoi për tre pikë dhe ku besoj se fituam me meritë, sepse gjatë gjithë kohës kemi dominuar si ekip. Sa i përket lojës, mendoj se ka pas zhargitje nga Gjilani në disa momente, por sido që të jetë, nga pesë ndeshje – pesë fitore, për mua si trajner është privilegj i madh të jem pjesë e këtyre rezultateve të Prishtinës. Ndërsa, sa i përket titullit të kampionit mendoj se do të jetë shumë vështirë, por ne do të jemi kampion për vete nëse ia dalim që deri në fund të kampionatit të mbesim të pamposhtur”, ka thënë Thaçi për faqen e klubit prishtinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat