Cikalleshi shënoi e asistoi në kampionatin turk

Futboll

Cikalleshi shënoi e asistoi në kampionatin turk

Më: 23 prill 2017 Në ora: 15:14
Cikalleshi gjatë një ndeshje

Futbollisti Sokol Cikalleshi ka vërtetuar se është duke kaluar një formë mjaft të mirë në Turqi. Ai u bë protagonist në fitoren 5:1 të Akhisarit në shtëpi ndaj Bursasporit me një asistim dhe një gol të shënuar.

Bursaspori kaloi në avantazh në minutën e 13 me anë të Batallës, por vetëm një minutë më vonë Cikalleshi shërbeu një asistim mjaft të mirë për Adinin, i cili barazoi shifrat. Jumllu përmbysi rezultatin në minutën e 21-të, ndërkohë që tre minuta më vonë ishte Cikalleshi ai që shënoi një gol qetësie për Akhisarin.

Cikalleshi luajti deri në minutën e 82-të dhe i gëzohet kësaj fitore bindëse. Pas 28 jave në elitën e futbollit turk, Akhisar renditet në vend të 14-të me 33 pikë, ndërsa Bursaspor është i 12-ti me 35 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat