Rama shënon për pikën e madhe kundër Nurnberg-ut

Futboll

Rama shënon për pikën e madhe kundër Nurnberg-ut

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2017 Në ora: 15:54
Valdet Rama i gëzohet pikës

Sulmuesi shqiptar, Valdet Rama, është protagonist i një pike të madhe të skuadrës së Wurzburger Kickers-it, e cila në konak të saj barazoi 1:1 me Nurnberg-un, në ndeshjen e javës së 30-të të Bundesliga II. 

Në minutën e 10-të, Rama shënoi për epërsinë e skuadrës së tij, por Teuchert barazoi 1:1 dhjetë minuta pa përfunduar takimi, duke ia mohuar fitoren Wurzburger-it. Rama luajti 73 minuta, u tregua mjaft i mirë dhe ky është goli i dytë në Bundesliga II. Wurzburger mban pozitën e 14-të me 33 pikë, ka gjashtë me pak se Nurnberg që renditet i teti në klasifikim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat