Kur janë shqiptarët në formë, fiton Lugano

Futboll

Kur janë shqiptarët në formë, fiton Lugano

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2017 Në ora: 16:05
Futbollistët e Luganos kremtojnë fitoren

Shqiptarët Armando Sadiku dhe Ezgjan Alioski janë kreatorë të fitores së madhe të Luganos me rezultat 2:1 ndaj Young Boys-it në Bernë. Tri pikë që nuk maten as me ari për Luganon e cila po i afrohet zonës së Euuopa League. Alioski shënoi në minutën e 6-të pas asistimit të Sadikut. Ndërkaq, Sadiku ngriti epërsinë në 0:2 (54’), kurse Aebischer ngushtoi humbjen në 1:2 në minutën e 86-të. Sadiku e Alioski u paraqitën tërë takimin dhe ishin me të merituarit e importimit të trepikëshit.

Alioski renditet në vend të dytë në listën e shënuesve me 15 gola të realizuara, tri më pak se Hoarau i Young Boys-it. Pas 29 jave në elitën e futbollit zviceran, Lugano është në vend të pestë me 40 pikë, ka 13 me pak se Young Boys-i në pozitën e dytë. Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti me ekipin e St. Gallenit në konak të tyre pësuan humbje me rezultat 2:1 nga Thun. St. Gallen mban vendin e shtatë me 31 pikë, ka një më shumë se Thun një pozitë më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat