Milani shokon, mundet nga Empoli

Futboll

Milani shokon, mundet nga Empoli

Nga: K.Goca Më: 23 prill 2017 Në ora: 16:59
Lapadula

Skuadra e Empolit befasoi me fitore me rezultat 2:1 në San Siro ndaj Milanit. Empoli bëri lojë shumë të mirë dhe u kthye me tri pikë që janë domethënëse në luftë për të siguruar mbijetesën në Serie A. Mchedlidze në minutën e 40-të e Thiam në atë të 67-të shënuan për fitoren e Empolit.

Te Milani zhgënjim, nuk ndihmoi as goli i Lapadulës në minutën e 72-të. Suso në minutën e 59-të e humb penalltinë, kur e mbrojti portieri Skuropski. Milani është në vend të gjashtë me 58 pikë, kurse Empoli është pozitën e 17-të me 29 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat