Derbi i skuadrave të rrezikuara, ndërmjet Lirisë nga Prizreni dhe Ferizaj, përfundoi baras me rezultat 1:1, në ndeshjen e javës së 27-të të elitës së futbollit të Kosovës. Burim Çerkini është trajner i përkohshëm dhe ka drejtuar ekipin jashtëzakonisht mirë, duke i importuar një pikë të mamdhe në luftë për të siguruar ekzistencën.
Në minutën e 37-të, Milan Ristovski shënon nga 16-17 metra dhe 0:1 për ferizajasin, por në minutën e fundit Fillim Guraziu nga penalltia barazoi rezultatin 1:1. Liria mban vendin e tetë me 27 pikë, kurse Ferizaj është në pozitën e nëntë me 24 sosh.