Nadal shkruan historinë në Monte-Carlo Rolex, vë një tjetër rekord

Futboll

Nadal shkruan historinë në Monte-Carlo Rolex, vë një tjetër rekord

Më: 23 prill 2017 Në ora: 17:11
Rafael Nadal

Rafael Nadal e ka fituar titullin e dhjetë historik në Monte-Carlo Rolex Masters duke e mposhtur në finale bashkëkombësin e tij, Albert Ramos-Vinolas.

Finalja zgjati vetëm 76 minuta, ndërsa spanjolli i famshëm triumfoi me rezultat 2-0 në sete (6-1, 6-3).

Ky ishte titulli i 29-të ‘ATP World Tour Masters 1000’ për Nadal, i cili është vetëm një titull prapa Novak Djokovicit, i cili i ka 30 sosh.

Kjo njëherësh ishte fitorja e 50-të e tij në terrene me dhe (50-8), dhe në këtë mënyrë e ka thyer rekordin personal (që e ndante me Guillermo Vilas), të cilin e kishte vendosur më 24 prill 2016 në ‘Barcelona Open Banco Sabadell’.

Që nga viti 2004 e deri më tani, Nadal e ka fituar së paku një titull ‘ATP World Tour’ brenda vitit, për 14 vjet radhazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat