Drenica e Llapit me pikë të plota

Futboll

Drenica e Llapit me pikë të plota

Më: 23 prill 2017 Në ora: 17:20
Pamje nga ndeshja

Fitore të rëndësishme në garën për t’iu shmangur zonës së rrezikshme në elitën e futbollit, ka shënuar Drenica nga Skenderaj para tifozëve të vet në duel me Dritën, me rezultat 2:0. Golat për Drenicën i shënuan Granit Arifaj (42’) dhe Kreshnik Uka (90’).

Me të njëjti rezultat fitores në shtëpi iu gëzua edhe Llapi në përballje me Besën, me golat e shënuar nga Hamdi Namani (70’) dhe Egzon Sinani (82’). Drita tani mban vendin edhjetë me 22 pikë, kurse Drenica përforcon pozitën e shtatë me 34 sosh, kurse Llapi është i katërti me 53 sosh, ndërsa Besa është një pozitë me poshtë me 44 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat