Super Renova, Shkëndija baras me Sileksin, Shkupi mposhtët

Futboll

Super Renova, Shkëndija baras me Sileksin, Shkupi mposhtët

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2017 Në ora: 18:20
Renova

Super Renova, Shkëndija baras me Sileksin, Shkupi mposhtët

Skuadra e Renovës nga Xhepçishti i Tetovës, shkëlqeu me lojë e rezultat 4:0 ndaj Bregallnicës nga Shtipi, në ndeshjen e javës së 28-të të elitës së futbollit të Maqedonisë. Një fitore me rëndësi për ekipin shqiptar për faktin se e stabilizon në pjesën e epërme të renditjes. Golat i shënuan:  Mishkovski (16’), Velinov (65’) e Nafiu (85’ nga penalltia e 90’). Renova është në vend të pestë me 38 pikë të tubuara. Super goli i Stenio Junior nuk i ka mjaftuar Shkëndijës së Tetovës për të dalë me tre pikë nga dueli me Sileksin në Kratovë. Pjesa e parë ishte e balancuar dhe rrjetat mbetën të paprekura, ndërsa në vazhdim pas epërsisë së hershme të vendasve, Junior lëshon një predhë që në fund solli vetëm një pikë. Filipovski shënoi në minutën e 46-të për vendasit dhe Junior në atë të 48-të për Shkëndijen. Shkëndija është në vend të dytë me 55 pikë, 13 me pak se Vardari që triumfoi në Çair me rezultat 2:0 ndaj skuadrës shqiptare, Shkupi. Nga Shkupi bëhet e ditur se dron me flamurin shqiptar është shfaqur në ndeshjen derbi, në Çair mes Shkupit dhe Vardarit. Droni ka qenë i ngjashëm si në ndeshjen eliminatore Serbi-Shqipëri në Beograd, para dy vjetësh.

Liga e Maqedonisë

Renova-Bregallnica 4:0

Sileksi-Shkëndija     1:1

Shkupi-Vardari         0:2

Pelisteri-Pobeda      1:0

Rabotniçki-Makedonija    1:1

Tabela

1. Vardari 28    21    5      2      68

2. Shkëndija    28    16    7      5      55

3. Rabotniçki   28    13    8      7      47

4.  Pelisteri      28    11    7      10    40

5. Renova        28    9      11    8      38

6. Sileks  28    8      12    8      36

7. Shkupi 28    6      11    11    29

8. Pobeda        28    4      11    13    23

9. Bregallnica  28    3      10    15    19

10. Makedonija GP  28    3      10    15    19

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat