Dështon Liverpooli

Futboll

Dështon Liverpooli

Nga: K.Goca Më: 23 prill 2017 Në ora: 19:26
Lojtarët e Crystal Palaces

Liverpooli dështoi si vendas, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Crystal Palace. Askush nuk e kishte pritur një befasi të tillë, por për Liverpoolin është një disfatë e rëndë, sepse rrezikojnë të mbeten jashtë garave të Champions League.  Futbollisti Benteke realizoi golat e fitores së madhe. Ai shënoi në minutën e 43-të e 74-tën. Për Liverpoolin shënoi Coutinho në minutën e 26-të. Ai nga gjuajtja e lirë rreth 27-28 realizoi gol të bukur, por nuk i mjaftoi asgjë skuadrës së tij, e cila mban vendin e tretë me 66 pikë, kurse Crystal Palace është në vend të 12-të me 38 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat