Spektakël në Santiago Bernabeu, Messi fatal për Realin

Futboll

Spektakël në Santiago Bernabeu, Messi fatal për Realin

Nga Më 23 prill 2017 Në ora: 21:38
Lionel Messi ka shënuar golin e tretë për Barcelonën, në minutat e fundit të ndeshjes.

Lionel Messi fatal për Real Madridin. I ashtuquajturi jashtëtokësor shënoi në minutën e minutën e 90+2, duke e tronditur Santiago Bernabeun.  Barcelona triumfoi me rezultat 3:2 ndaj Real Madridit, në derbin e madh botëror, në kuadër të javës së 33-të të Kampionatit të Spanjës në futboll.  Në një ndeshje shumë të fortë, me pesë gola të shënuara e një karton të kuq, Barcelona fitoi, duke e marrë edhe kryesimin në renditje. 

Në minutën e 28-të, mbrojtja e Barcelonës nuk reagoi si duhet, kur Ronaldo e Ramos ishin të vetmuar, ky i fundit goditi, por topi qëlloi shtyllën dhe deri te Casemiro i cili nuk e pati të vështirë nga afërsia të kaloi në epërsi me 1:0 Real Madridin. Pas 5 minutave, Barcelona barazoi rezultatin. Kroati Ivan Rakitiç  pasoi një top pranë 16-shit kur Lionel Messi hutoi mbrojtjen madrilene dhe nga rreth 11 metra me goditje sa të fortë aq edhe të saktë e mposhti portierin Navas, 1:1. Duhet theksuar se në pjesën e parë Messi është lënduar pas një goditje me bërryl nga Marcelo. Fatmirësisht Messi vazhdojë lojën, duke e ndihmuar skuadrën e tij drejt kësaj fitore.

Image

Në minutën e 73-të, Ivan Rakitiç veproi për bukuri, i cili nga rreth 18 metra gjuajti në mënyrë mjeshtërore dhe topi futet në këndin e epërm të portierit vendas, 1:2. Ky ishte eurogol që heshti edhe stadiumin "Santiago Bernabeu". 

Barcelona ka pasur epërsinë numerike prej minutës së 78-të, kur Ramos u përjashtua direkt me karton të kuq. Ramos u përjashtua për shkak të një ndërhyrje të ashpër ndaj Messit. Në minutën e 85-të Marcelo për mrekulli nga pozita e këndit harkoi dhe James Rodriguez nga afërsia nuk fali, duke barazuar rezultatin 2:2. Në minutën e 90+2, Messi nga rreth 14 metra me gjuajtje fenomenale vulosi fitoren, duke i shokuar vendasit. Barcelona merr kryesimin me 75 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Real Madridi që bie në pozitën e dytë po me 75 pikë.

Real-Barcelona     2:3

Stadiumi "Santiago Bernabeu" në Madrid.

Shikues:90.000.

Gjyqtar: A. Hernandez

Shënues: Casemiro (28'), Rodriguez (85') - Messi (33'), Rakitiç (73'), Messi (90+2').

Kartonat e verdhë: Casemiro, Kovaçiç - Umtiti, Messi.

Karton i kuq: Ramos.

Real Madridi: Navas, Carvajal, Nacho, Ramos, Marcelo, Modriç, Casemiro (Kovaçiç 70'), Kroos, Bale (Asensio 39'), Benzema (Rodriguez (82') dhe Ronaldo.

Barcelona: ter Stegen, Roberto, Pique, Umtiti, Alba, Rakitiç, Busquets, Iniesta, Messi, Suarez dhe Paco (Gomes 70').

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat